Aksion i gjerë policor në Pogradec: Mbi 14 persona të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Korçë
Në orët e para të mëngjesit, në Pogradec është zhvilluar një aksion i madh policor, ku janë shoqëruar më shumë se 14 persona pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë.
Sipas burimeve nga Policia, në këtë operacion masiv janë përfshirë Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSh), Njësia Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale.
Operacioni ka si objektiv goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me drogën, armët dhe kapjen e personave në kërkim. Deri tani, janë kryer dhjetëra kontrolle, ndërsa burimet policore raportojnë se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, sasi parash dhe lëndë narkotike.
Një ndër objektivat kryesorë të operacionit të këtij aksioni policor ka qënë i kërkuari Erjon Llapushi, banesa e të cilit i është rrethuar nga forcat e Renea-s dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm.
Policia bën me dije se do të publikojë rezultatet e aksionit policor në një njoftim zyrtar

