Takim i Grupit të Dialogut Social për përkujdesin ndaj të moshuarve të vetmuar
U zhvillua në bashki takimi i Grupit të Dialogut Social, ku u diskutua mbi përkujdesin ndaj moshës së tretë, shërbimin në familje dhe mënyrat për të përmirësuar mbështetjen për të moshuarit e vetmuar.
Me angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë grupeve të interesit, ne jemi të vendosur të ndërmarrim hapa konkretë për të siguruar që të moshuarit tanë të kenë një moshë të tretë dinjitoze dhe të mbështetur.

