6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Pogradec/ Policia shpall në kërkim 30-vjeçarin për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

- Advertisement -

Policia e Korçës njofton: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një ngjarje në lagjen nr. 1 në Pogradec, ju informojmë se Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, dhe shpalli në kërkim shtetasi S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale ” Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

Si ndodhi ngjarja?

Burimet policore bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme autori, Sindi Syzo, është futur në berberanë ku ka gjetur të dëmtuarin, Nikola Agolli, i cili ka qenë duke u qethur. Me një mjet prerës, ai e ka sulmuar menjëherë sapo ka hyrë në ambientet e berberanës, pa patur asnjë konflikt të mëparshëm mes tyre.

Sindi Syzo është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë, gjendja e Nikola Agollit është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar disa çarje në kokë dhe krah. Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik, i njohur edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa rrethanat e sulmit ndaj Agollit mbeten ende të paqarta.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit