6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Pogradec/ Konflikt tek rruga “Rinia”. Plagoset 23-vjeçari… Zbardhet dinamika e ngjarjes!

- Advertisement -

Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S. Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja: Burimet policore bëjnë me dije se mbrëmjen e sotmese autori, Sindi Syzo, është futur në berberanë ku ka gjetur të dëmtuarin, Nikola Agolli, i cili ka qenë duke u qethur. Me një mjet prerës, ai e ka sulmuar menjëherë sapo ka hyrë në ambientet e berberanës, pa patur asnjë konflikt të mëparshëm mes tyre.

Sindi Syzo është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë, gjendja e Nikola Agollit është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar disa çarje në kokë dhe krah. Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik, i njohur edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa rrethanat e sulmit ndaj Agollit mbeten ende të paqarta.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit