Aktualisht, reshje dëbore vijojnë të bien edhe në rrethin e Pogradecit. Nuk raportohen bllokime të akseve rrugore që lidhin Qafë Thanën me Pogradecin dhe Pogradecin me Korçën. Për shkak të intensitetit të lartë të dëborës, edhe pse pastrimi me borëpastruese kryhet në vazhdimësi, ende ka prezencë dëbore, por kjo nuk ka shkaktuar probleme.
Vetëm në pak raste janë evidentuar mjete që kanë pasur vështirësi në qarkullim për shkak të mungesës së gomave dimërore. Dëbora me intensitet më të lartë në qarkun e Korçës është regjistruar në qytetin e Pogradecit. Akset nacionale aktualisht janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Dëbora ka mbuluar edhe zonën e Mokrrës, por aktualisht nuk raportohen fshatra të izoluar. Megjithatë, në zonat më të thella rekomandohet kalimi me zinxhirë.
Për shkak të situatës së motit, policia e Korçës ka rritur patrullimet dhe postblloqet për të siguruar mbarëvajtjen e situatës.

