Nga Eduart Bardhushi/ Qarku Korçë i paralizuar nga dëbora !
Ore po këta sikur e dhanë dhe vetë lajmin që do bënte mot i keq dhe që banorët të merrnin masa, por me sa duket harruan të marrin masa për vete…!
Një miku im më informon se në Pogradec, borëpastrueset nuk kanë kripë dhe vijnë vërdallë kot, në Kolonjë është e kotë të flasësh, një kushëriri im sapo u kthye në Korçë të rrijë këtu tek unë sot, se Qafa e Qarrit e pahapur, ndërsa rruga e re = “Rruga e Vdekjes” tani në dimër…në Maliq pastrohet vetëm rruga kryesore ku ndodhet dhe bashkia, pjesa tjetër në terr dhe e izoluar nga dëbora, në Devoll kryetari s’është bërë i gjallë se ka hallet e SPAK, ndërsa ëmbëlsira për në fund Bashkia Korçë me në krye Raqkë kryetarin, është ne delir, se mjafton që pastrohet rruga e Dardhës se atë kemi pikë të dobët, pjesa tjetër e Korçës e izoluar…
Pra, edhe pse e dinin që do bënte mot të keq, prapë së prapë janë me brekë nëpër këmbë !
Shtet, jo llafe !

