Nga: Eduart Bardhushi
Ooo se ç’na ra, dëbora moj dëbora…(Çudi e madhe në fakt se bie dëborë në Korçë !)
Ooo regjiaa (Bashkia) mirë foto dhe videot bukur shumë, por pastroni rrugët se janë mbuluar nga dëbora dhe po ngrin që tani dhe nesër gjithë rrugët e qytetit do jenë pistë patinazhi (si ajo e kullës së famshme dmth) !
Sapo kalova përgjatë bulevardeve kryesore dhe pastaj në unazën e qytetit dhe rrugët ishin “rrugë pa rrugë”, se nuk e dije ku ishe afër bordurës së trotuarit apo nga korsia e kundërt…
Do thoni ju s’kanë vijëzime rrugët, epo ne pe Korçe jemi përshtatur, se s’janë tenderuar akoma kovat me bojë !
Për rrugët e fshatrave…mjerë banorët se rikthehen si në mesjetë tani…

