Nga cikli “si s’bënë një gjë të saktë!!!”vjen kësaj here, rruga e Dardhës.
Kjo gjendje ishte gjithë javën aty!
Asaj Dardhe që pushtetarët, deri edhe kryeministri, u shqyen së postuari pamje nga droni.
Asaj Dardhe që, megjithë potencialin e jashtëzakonshëm turistik që ka, sidomos në dimër, i bënë një rrugë-rrugicë që “ia lanë rrugëve”.
Asnjë masë e marrë nga institucionet. ASNJË.
Njerëzit vijnë të çlodhen dhe gjejnë përpara një situatë kaotike. Më shumë se dy orë të bllokuar në trafik.
Ajo rrugë është shumë e ngushtë, nuk ka vend për qarkullim me dy krahë nëse parkohen makinat. Aq më tepër kur ka dhe dëborën. Kur e bënë, llogaritën trafikun në pranverë ose dimrin e Myzeqesë.
Ato biznese në fushën e shërbimit, që janë atje në fshat, i presin këto ditë si ujin e pakët sepse punojnë disi kur vjen dimri dhe ka dëborë.
Iku dëbora? E vranë ariun-i thonë këtej nga ne. Mbaroi dhe puna. Të presim vitin tjetër. Po si ardhka përsëri një turist që ka parë dhe ka hequr këtë picir?
Nëse kërkon ndihmë nga institucionet?
Sa nuk të thonë “kujt i plasi?”
Shtet me brekë nëpër këmbë që i zbathen pa ia zbathur!