Pogradec/ Bebi i parë i vitit 2025 është djalë!
Materniteti i Pogradecit mirëpriti sot fëmijën e parë të lindur për vitin 2025. Ky moment i gëzueshëm u shënua në orën 11:45 të datës 2 janar, kur familja Fraholli u bekua me një djalë pas dy vajzave të tyre.
Bebi, i cili peshon 3.9 kilogramë, dhe nëna ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga mjekët dhe mamitë e maternitetit të Pogradecit. Familja shprehet shumë e lumtur për këtë dhuratë të veçantë që ka ardhur në fillim të vitit të ri.
Mjekët e maternitetit e vlerësuan procesin e lindjes si të suksesshëm dhe pa komplikacione.
Ky moment shpresëdhënës përkon me një fillim të mbarë për vitin 2025, duke sjellë gëzim jo vetëm për familjen Fraholli, por edhe për komunitetin e Pogradecit që e sheh këtë si një shenjë pozitive për ditët që do të vijnë.
Urime të ngrohta familjes Fraholli për këtë gëzim të madh dhe shëndet të plotë për bebin e vogël!