KORÇË – Çarçafë të qëndisur, mbulesa për tavolinë ngrënie dhe ëmbëlsirash, çentro, qilima për dhomat e miqve deri tek veshjet intime të nuses përgatiteshin nga vajza beqare para se të martoheshin. Sot ato sillen përmes një ekspozite të veçantë në Korçë kushtuar pajës dhe traditës së bërjes dhe ekspozimit të saj. Në zakonin e hershëm të zonës së Korçës, por të të gjithë vendit vajzat përgatisnin përpara martesës pajën, që ditën e martesës e merrte me vete në shtëpinë e bashkëshorti. Ato ishin emërtuar ‘Punime për dashurinë’, ashtu siç u quajt edhe kjo ekspozitë e hapur në Bibliotekën “Thimi Mitko”. Ekspozita bëri bashkë banorë të Korçës por edhe vizitorë të cilët u njohën me mrekullitë e dala nga duart e vajzave beqare në rinin e tyre. Korça është një ndër zonat që ruan me fanatizëm dhe transmeton kulturën nga brezi në brez./ shqiptarja.com