7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Nga Erget Cenolli: Datëlindja e Lasgushit, poeti që zbukuroi shpirtin dhe mendjen tonë…

- Advertisement -

Sot është ekuinoksi poetik i letërsisë shqipe, sepse është datëlindja e Lasgushit

Një vit nuk mund të mbyllet më bukur sesa me datëlindjen e një poeti.

Sot është 125 vjetori i Lasgushit, poetit që na la në poezinë shqipe, testamentin e përjetshëm të dashurisë, natyrës, filozofisë. Poeti që zbukuroi shpirtin dhe mendjen tonë me ndienjat më të holla qiellore. Poeti që lëmoi çdo tingull, çdo pasthirrmë, çdo fjalë e çdo varg me pendë të artë. Të tillë poetë janë fat i madh për një komb dhe nuk mund të vijnë në çdo shekull, por njëherë në disa shekuj. Jo më kot Perëndia e solli në jetë Lasgushin në ditët kur pushteti i dritës fillon të mundë atë të errësirës, pra Lasgush Poradeci është për poezinë shqipe ashtu siç është ekuinoksi pranveror për natyrën.
Se si lakohet e zbukurohet verbi shqip e kemi në çdo vjershë të tij dhe unë me sy mbyllur po zgjedh një, cilado qoftë ajo:

Kur të më jesh e zemëruar

Ti mu rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli, Un ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç’ka që mu venit qepalla me kaq të ngjethur të pafaj? Haj!shkretëtirë-e-zemrës sime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg…
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm nërgjënd e në flori, O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt e mi.-

Prej largësisë së paanë kalon durimi mot-me-mot…
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin tënd të llaftaruar ma lerë mëndjen ta humbas, Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir e plot me gas.

Ti buzëqesh-më-zilitare, e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit tim; Se gazi-i-kthjellt i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:

Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
Ne mbajç në zemër zembëratën, prej helmit tënd sdo heq aspak; Sdo psherëti ne lënc të vdesë,a nëma thënc,në mos ma thënç:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem menç.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit