Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procdimi penal për shtetasit: K. M., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka goditur me grushte një 35-vjeçar, për motive të dobëta; K. B., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.