7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Pogradec/ Heronjtë që shpëtuan jetë në vitin 2024

- Advertisement -

Heronjtë që shpëtuan jetë në vitin 2024

Të shumta janë rastet e individëve që në detyrë shpëtojnë jetë çdo ditë, ku një mirënjohje shkon në fund të këtij viti, për mjekët dhe infermjerët në Pogradec, zjarrëfikësit e qytetit dhe efektivët e policisë, të cilët kanë qënë në gadishëri çdo ditë pranë qytetarëve.

Por ajo që spikati këtë vit, ishin dy jetë të shpëtuara nga qytetarë të thjeshtë, të cilët duket se rrezikuan dhe veten e tyre. Rasti i parë është ai i punonjëses së pastrimit të qytetit Berie Zykollari. Në Korrik të vitit 2024-ës, ajo shpëtoi një grua 69-vjeçare që tentoi të mbytej në liqen. Pavarësisht pranisë së disa burrave që hezituan të ndërhyjnë, ajo u hodh në liqen dhe nxorri 69-vjeçaren dhe i dha ndihmën e parë.

Rasti i dytë ishin kur dy adoleshentë shpëtuan një të ri i cili tentoi të vetëhidhej nga pallati. Më 5 dhjetor 2024, në Pogradec, dy të rinj, Enes Dautllari dhe Erik Oshafi, shpëtuan një 31-vjeçar që tentoi të hidhej nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen nr. 4. Nëna e tij e moshuar po përpiqej ta ndalonte, kur Enesi dhe Eriku, që po ktheheshin nga xhamia, ndërhynë me guxim, duke e tërhequr të riun brenda dhe parandaluar tragjedinë.  31-vjeçari shprehej se ishte lodhur nga fjalët e njerëzve dhe ndjehej i bullizuar.

Të dy këto raste tregojnë guximin por edhe humanizmin për të shpëtuar një jetë, padyshim këta qytetarë të cilët ngritën vlerat e qytetit nëpërmjet aktit të tyre, meritojnë të quhen “Heronjtë e Pogradecit”!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit