7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Pogradec/ I digjet makina ish-inspektorit të krimeve. “Nuk kam konflikte me njeri”…

- Advertisement -

Rreth orës 01:30, në fshatin Rrëmenj, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volswagen”, në pronësi të shtetasit L. D. Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht 2 automjete të parkuara afër tij. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

Info shtesë për djegien e mjeteve në PogradecSipas informacioneve nga burime policore, bëhet e ditur se mjeti i përket një ish-oficeri krimesh në Pogradec, shtetasit Leonard Dervishllari. Sipas të njëjtave burime, Dervishllari kishte disa ditë që nuk e kishte lëvizur mjetin e tij, të cilin e kishte parkuar pranë banesës.Paraprakisht, policia sqaron se zjarri është aksidental, por po vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor është duke vijuar hetimet dhe ka marrë edhe deklaratën e Leonard Dervishllarit.Në deklaratën e tij, Dervishllari ka bërë të ditur se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk dyshon te asnjë person. Ai ka shtuar gjithashtu se nuk beson që zjarri të jetë i qëllimshëm.Kujtojmë se, përveç mjetit të ish-oficerit të policisë, u dogjën pjesërisht edhe dy mjete të tjera të parkuara pranë tij.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit