7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Përfshihet nga rreshjet e dëborës qarku i Korçës, policia i kërkon drejtuesve të jenë të kujdesshëm…

- Advertisement -

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ❄Shërbimet e Policisë, në krye të detyrës, pavarësisht temperaturave të ulëta. ❄🌨 Duke qenë se territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshje dëbore ❄🌨, shërbimet e Policisë janë në gatishmëri në të gjitha akset rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje. Akset rrugore “Boboshticë-Dardhë”, “Voskop-Voskopojë”, “Zvezdë-Pustec-Dogana Giricë, Korçë-Vithkuq” dhe “Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik”, janë të kalueshme, pavarësisht se ka prezencë të dëborës. Borëpastrueset janë në terren, për të mundësuar kalimin pa problem në të gjitha akset rrugore. Policia e Korçës iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet e tyre, ndërsa në raste emergjence të kërkojnë ndihmën e Policisë në numrin 129

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit