7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Ardhja e festave të fund vitit dynd shqiptarët në dogana, ja gjendja e Kapshticës

- Advertisement -

Me ardhjen e festave të fundvitit, vihet re një rritje e fluksit të qarkullimit në doganën e Kapshticës. Në 48 orët e fundit, në këtë pikë kufitare kanë hyrë 10,902 shtetas dhe kanë dalë 4,308 të tjerë.Autoritetet doganore kanë punuar me 5 deri në 6 sportele, duke i alternuar ato në varësi të fluksit.Qytetarët shprehen se, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk ka pasur pritje të gjata në kufi. Ndërkohë, të dyja palët, si ajo greke ashtu edhe ajo shqiptare, kanë punuar me kapacitet të plotë, duke përdorur sportelet maksimale. Edhe pse fluksi ka qenë i lartë, qytetarët thonë se pritjet nuk kanë qenë më shumë se 10 minuta.Orët e para të mëngjesit dhe ato të mbrëmjes janë regjistruar si periudhat me lëvizjen më të lartë në Kapshticë. Ndërsa pritet që fluksi të vazhdojë deri në ditët e fundit të këtij viti, kur shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet me familjarët e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit