3.8 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
2.4 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
3.7 C
Liqenas
Friday, March 13, 2026

Vendbanimi palafit në fshatin Lin të Pogradecit shpallet “Pasuri kulturore”

- Advertisement -

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot deklarimin “Pasuri kulturore” të zonës arkeologjike nënujore të vendbanimit palafit të fshatit Lin në Pogradec.Në mbledhjen e sotme u miratua po ashtu zonifikimi i zonës arkeologjike nënujore “A” të vendbanimit palafit të fshatit Lin në Pogradec, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), si dhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e kësaj zone.Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua edhe deklarimi “Pasuri kulturore e paluajtshme” e dy zonave arkeologjike (“A” dhe “B”) të qytetit të Shkodrës.Bashkë me zonifikimin e këtyre zonave arkeologjike sipas koordinatave dhe hartave të zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH) u miratua edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.“Pasuri kulturore e paluajtshme” u deklaruan po ashtu edhe dy zonave arkeologjike (“A” dhe “B”) në qytetin e Vlorës, për të cilat u miratua po ashtu edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit