7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Përkujtohet 125-vjetori i lindjes së Lasgush Poradecit, aktiviteti kulturor-artistik bëri bashkë qytetarë të Pogradecit…

- Advertisement -

Në qytetin e tij të lindjes është përkujtuar 125-vjetori i lindjes së kolosit të madh të letrave shqiptare, Lasgush Poradeci. Në një aktivitet kulturor-artistik, qytetarët e Pogradecit ndoqën nga afër një shfaqje të kompozuar me muzikë dhe interpretim, ku rrjedhën lirshëm veprat poetike të shkrimtarit.Violinisti dhe drejtori i Qendrës Kulturore që mban emrin e shkrimtarit, Lasgush Poradeci, tha se për këtë aktivitet është punuar gjatë gjithë vitit, ndërsa janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme në kuadër të këtij përvjetori.Sinkron – Eritan Kamolli (Violinist)Gjatë shfaqjes, lirika e Lasgushit dhe vargu i tij u sollën me emocion nga artistët pjesëmarrës. Ndërsa, sipas poetit Andi Kosta, ky aktivitet ngjalli emocione të shumta te publiku.Sinkron – Andi Kosta (Poet)Këngëtarja Alba Dajlani solli për publikun poezinë “Mora shoqen për krahu” në formën e një kënge, një ndër krijimet më të njohura të Poradecit.Sinkron – Alba Dajlani (Këngëtare)Aktiviteti vijoi për rreth 1 orë, ndërkohë që në sallë u vu re mungesa e familjarëve të poetit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit