8 C
Pogradec
8.4 C
Korçë
7.5 C
Bilisht
7.8 C
Ersekë
7.5 C
Maliq
8.2 C
Liqenas
Thursday, April 23, 2026

S’ka më koran në Pogradec, ndalohet gjuetia për tre muaj! Në restorante vetëm peshk i ngrirë

- Advertisement -

Nga 1 Dhjetori deri më 1 Janar, në liqenin e Ohrit ndalohet kategorikisht gjuetia e specieve ujore. Gjatë kësaj periudhe 1-mujore, 220 peshkatarë të licencuar të Pogradecit nuk do të kenë mundësi të peshkojnë. Më pas, nga 1 Janari deri më 1 Mars, në liqen do të lejohen të peshkojnë vetëm peshkatarët e trajnuar, të cilët janë të specializuar për mbledhjen e rasatit të koranit, i cili këtë vit pritet të jetë mbi 200 kg.Sinkron – Martin Jaçellari (Organizata e Menaxhimit të Peshkimit)Ndërkohë, kjo situatë ka rënduar gjendjen ekonomike të familjeve që merren me peshkim. Këtë e pohon edhe peshkatari Drilon Dokollari, i cili prej disa vitesh ka si të ardhura kryesore vetëm peshkimin. Ai tregon se edhe kolegët e tij, gjatë këtyre 3 muajve të ndalimit të peshkimit, ndodhen pothuajse në të njëjtën situatë.Sinkron – Drilon Dokollari (Peshkatar)Ilir Tushinka pohon se peshku është gjithmonë në menutë e turistëve. Ndërkohë, operatorët turistikë janë kujdesur të ruajnë sasi peshku në frigorifer për të plotësuar kërkesën gjatë këtij sezoni. Sipas tij, çmimi me shumicë i koranit ka arritur deri në 3500 lekë të rinj për kilogram.Sinkron – Ilir Tushinka (Operator turistik dhe peshkatar)Gjatë 3 muajve, në liqenin e Ohrit ndalohet kategorikisht peshkimi i peshqve. Edhe pse të dhënat tregojnë se vitet e fundit është ulur numri i rasteve të peshkimit të paligjshëm, prapë ka raste të tilla. Vetëm një javë më parë u proceduan penalisht 2 peshkatarë për shkeljen e këtij ndalimi.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit