8.7 C
Pogradec
7.9 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
6.7 C
Ersekë
6.9 C
Maliq
9.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Pogradec/ Ngritën kauza dhe mbrojtën interesat e komunitetit! 5 aktivistët që ngritën lartë emrin e qytetit…

- Advertisement -

Aktivistët Migen Qiraxhi, Rigers Xhemollari, Erald Kapri, Dorian Leka dhe Mateo Yskollari janë figura të njohura në Shqipëri banues ose me origjinë nga Pogradeci, të cilët njihen për angazhimin e tyre në përmirësimin e sistemit arsimor dhe promovimin e transparencës e llogaridhenien e institucioneve publike apo dhe forcimin e të drejtave të njeriut. Përgjatë vitit 2024, aktivistët kanë demostruar akte të larta qytetarie nëpërmjet veprimtarive të kryera, por nuk mbetet pas as lartësimi që këta individë kanë bërë për qytetin e tyre nëpërmjet modelit të dhënë në publik.

Migen Qiraxhi është diplomuar në Arkitekturë nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe ka ushtruar profesionin e tij si arkitekt i licencuar. Pogradecari prej vitesh është vendosur në kryeqytet, ku ka ngritur kauza të ndryshme për përmirësimin e kushteve të arsimit të lartë, apo qeverisjes së mirë. Ndërkaq Migeni është pjesë e “Qëndresës Qytetare” teksa përgjatë këtij viti që po lemë pas është bërë pjesë e tryezave të diskutimit e konsultimit, protestave apo nismave qytetare dhe daljeve publike për problematika të ndryshme komunitare.

Rigers Xhemollari është një tjetër aktivist i shquar, i njohur për punën e tij në promovimin e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit në institucionet arsimore. Si pjesë e “Qëndresës Qytetare”, Xhemollari ka organizuar fushata ndërgjegjësuese dhe protesta kundër plagjiaturës dhe mungesës së meritokracisë në universitetet publike. Së bashku me Migenin pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, ata kanë organizuar disa protesta për shkaktarët e kësaj tragjedie.

Erald Kapri është një gazetar, pedagog dhe studiues shqiptar, i njohur për angazhimin e tij në fushën e medias, komunikimit dhe studimeve historike. Si aktivist, Kapri ka kontribuar në projekte që synojnë dokumentimin dhe ndërgjegjësimin mbi krimet e komunizmit në Shqipëri. Shpesh herë ai është bërë inicjator i kauzave që përfshijnë ndalimin me ligj të simboleve të mbetura nga komunizmi dhe largimin e personave të përfshirë në sigurmin e shtetit nga pozicionet publike.

Dorian Leka është pedagog në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe drejtues në revista, gazeta apo organizata të ndryshme. Aktivizmin e tij e shtrin edhe në qendra dhe shoqata qëndrore dhe lokale, duke kontribuar në çështje me impakt për komunitetin dhe të rinjtë. Leka është angazhuar edhe në çështje që lidhen me të drejtat e të rinjve, politikat arsimore, gjithashtu në diskutime mbi lirinë e medias dhe fjalën e lirë. Ai ka qenë pjesë e iniciativave qytetare, tryezave të rumbullakëta apo dhe në proceset e pjesëmarrjes duke parashtruar zgjidhje për problematikat e komunitetit. Dorian Leka njihet si një ndër zërat dhe figurat kryesore publike në Pogradec.

Mateo Yskollari, student i inxhinierisë kompjuterike në Universitetin Politeknik të Tiranës, ka qenë aktiv në protestat kundër plagjiaturës në universitetet publike. Ai ka theksuar se mosreagimi ndaj këtij krimi akademik i cili dëmton zhvillimin akademik dhe rrezikon progresin e sistemit arsimor në vend. Nga ana tjetër në Pogradec, ai ka udhëhequr nisma të ndryshme lokale. Mato mbetet një ndër të rinjtë aktiv të qytetit juglindor.  

Këta aktivistë, përmes veprimtarive të tyre, kanë kontribuar në ndërgjegjësimin e publikut dhe institucioneve për nevojën e reformave të thella në sistemin arsimor shqiptar, duke promovuar transparencën, meritokracinë dhe integritetin. Personazhet e mësipërm padyshim mbeten ndër aktivistët kryesor, të cilët krenojnë edhe qytetin nga ku kanë nisur karrierat e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit