7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Korçë/ Autoritetet plan masash për festat e fundvitit. Jole: turizmi arriti rritje të konsiderueshme…

- Advertisement -

Në një takim të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, u diskutua për mbarëvajtjen e sezonit turistik dimëror, duke u theksuar rëndësia e vijimit të prezantimit të paketave turistike të përbashkëta dhe nevoja për bashkëpunim në fuqizimin e ofertës turistike të rajonit.

Gjatë sezonit veror, Qarku i Korçës ka mirëpritur mbi 350 mijë turistë, sipas të dhënave të paraqitura në mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit. Prefekti Nertil Jole vuri në dukje se ky sukses vjen si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës turistike.

Autoritetet rajonale kanë marrë masa për të siguruar një zhvillim të suksesshëm edhe gjatë sezonit dimëror, duke mbajtur në qendër të vëmendjes pritjen dhe mirëqenien e turistëve. Erion Ahmeti, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, theksoi përkushtimin për të garantuar një sezon të sigurt.

Gjithashtu, u prezantuan të dhënat për turizmin në bashkitë e tjera të Qarkut, ku u evidentua një rritje e konsiderueshme e vizitorëve vendas dhe të huaj, duke treguar se Qarku Korçë vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për çdo stinë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit