4.4 C
Pogradec
5.9 C
Korçë
6.9 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
6.8 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

Editorial/ Të rinjtë Pogradecar të cilët spikatën me talentin dhe kontributin e tyre përgjatë 2024-ës

- Advertisement -

Gjatë vitit që po lemë pas të shumtë kanë qënë të rinjtë artistë me origjinë nga Pogradeci që kanë shkëlqyer në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare duke përcjellë artin e tyre dhe kulturën qytetare. Shpesh të përfshirë në kompedicione ku kanë kapur rezultate të kënaqëshme dhe hërë të tjera në skena e koncerte të ndryshme të ndryshme, ata ja kanë dalë të shenjojnë me aftësitë e tyre artistike. Mes talenteve të shumta që shkëlqejnë dhe janë në ngritje, mund të përmendet Alba Dajlani, Erina Seitllari, Ermjona Topçiu, Xhoni Jesku, Aldo Bardhi, Amarildo Vesho, Arsa Sokoli, Eni Guçi (nuse në Pogradec), gjithashtu dhe sopranoja Erinda Agolli, të cilët nëpërmjet performancave muzikore kanë krijuar emrin e tyre, që lidhet fortë me qytetin. Klajdi Malellari është një tjetër artist i ri, ka shenjuar në skenat e teatrit Shqiptar, së bashku me gjimnazistin Henri Topi, i cili që në moshë fare të re u bë pjesë e filmit “Pikë Uji”, që do të përfaqësoj Shqipërinë në Garën për OSCAR. Gerti Mullai, Fjona Danglli, Idva Pere, Maria Balliu mund të konsiderohen penat që duket se po përfaqësojnë Pogradecin, nëpërmjet artit të fjalës.Mes tyre janë dhe qindra të rinj të tjerë, të cilët përgjatë këtij viti që po lemë pas, i kanë dhënë një kontribut të paçmuar qytetit të Pogradecit, nëpërmjet artit të tyre dhe talentit. Por dukshëm, këta të rinj mbeten krenaria e Pogradecit!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit