Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr.15 Korçë, u kap në flagrancë me celular që dyshohet se e përdorte për të vëne baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.avv