7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Modelet e gabuara, psikologët tregojnë se si po ndikojnë negativisht rrjetet sociale

- Advertisement -

Krahas një marketing të mirë, rrjetet sociale po promovojnë gjithnjë e më shumë dhe modelet e gabuara, që po përqafohen me shpejtësi nga të rinjtë shqiptar dhe pasojat janë të dukshme: sjellje agresive ndaj bashkëmoshatarëve, që fatkeqësisht kanë arritur edhe në vrasje. Psikologjia Arjana Muça ngre shqetësimin se kanë humbur modelet e duhura që i nevojiten shoqërisë sot. Jo çdo gjë duhet lënë në dorë të rrjeteve sociale. Prindërit dhe shkolla janë aktorët kryesorë në drejtimin e fëmijëve drejt shembujve pozitiv.
“Modelet e njeriut me vlera duhet të promovohen, qoftë në familje qoftë edhe në shkollë. Duhet patjetër të ketë aktivitete kulturore, sportive, ku patjetër njerëzit që japin dhe prodhojnë vlera për shoqërinë duhet të jenë modelet qe të rinjtë duhet të përqafojnë”, shton psikologjia.
Shqetësuese është po ashtu lehtësia që kanë të rinjtë sot për të shtënë në dorë armë të ftohta si thikat apo dorezat e hekurit, të cilat i mbajnë me vete edhe në shkolla dhe i përdorin kundër moshatarëve të tyre.
Top Channel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit