8.7 C
Pogradec
7.9 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
6.7 C
Ersekë
6.9 C
Maliq
9.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Mali i Thatë në Pogradec, destinacioni i turistëve të aventurës…

- Advertisement -

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Një grup të rinjsh të apasionuar pas ecjes sportive dhe ngjitjeve malore, kanë zgjedhur si destinacionin e këtij fillimviti malin e Thatë në Pogradec.Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar dhe disa foto nga ngjitja e të rinjve në malin e Thatë, i cili ofron një pamje mahnitëse i mbuluar nga dëbora.“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga maja e malit të Thatë në Pogradec, ju uroj një ditë mbarë”, shprehet Rama.Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë dhe gjatë dimrit është i mbuluar nga bora.Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a përrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit.Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit.Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike.Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit , e cila është 2287 m mbi nivelin e detit.Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjerë rreth 8 km në pjesën qendrore të vet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit