Më datë 12.12.2024, në fshatin Vashtmi, Maliq, ka rrënë zjarr në banesën e shtetasit Y. C., 42 vjeç, ku si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se zjarri është shkaktuar nga soba me dru, për ngrohje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.