8.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Kërkohen oficerë sigurie në shkolla/ Pas ngjarjes së rëndë te “Fan Noli” do të shtohen edhe 36 punonjës të tjerë

- Advertisement -

Në fillim të vitit shkollor 2024-2025 u njoftua shtimi i oficerëve të sigurisë në 40 shkolla më shumë duke e çuar numrin në total 240 punonjës të sistemit arsimor parauniversitar, jo vetëm në gjimnaze por edhe në 9-vjeçare.

https://35bc115811bd829d745b536a95664eaa.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Por rasti fatal i nxënësit të shkollës Fan Noli solli kërkesën për rritjen e sigurisë në çdo institucion arsimor. Një urdhër i fundit i Ministrisë së Arsimit shpall 62 vende vakante për oficerë sigurie në 25 zyra vendore arsimore, ku kërkesa më e madhe është në Tiranë me 15 vende të lira, më pas renditet Kruja dhe Lezha me nga 5 secila e qytete si Dibra apo Vlora me 3.


Në urdhër përcaktohen edhe emrat e institucioneve arsimore publike ku ka nevojë për oficerë sigurie, e bie në sy gjimnazi Ismail Qemali, Kristo Frashëri apo shkollat 9 vjeçare Isa Boletini, Sabaudin Gabrani. Kur shkolla me emër kanë mungesë oficerësh, në një dalje me prindërit, ministrja Ogerta Manastirliu pranoi nevojën për rritjen e sigurisë, ku krahas vakancave do arrihet numri me shtesa të tjera së shpejti në 276 oficerë sigurie.

“Këtë vit do të shtojmë rreth 36 shkolla të tjera me oficerë të rinj. Fuqizimi i instrumenteve për parandalimin e dhunës është shumë i rëndësishëm”, tha Manastirliu.

Aplikimet janë të hapura deri në datë 18 dhjetor e pasi të bëhet verifikimi i dokumentacionit deri në 24 dhjetor ku kusht i rëndësishëm për përzgjedhjen e tyre është të mos kenë qenë të dënuar më parë apo të mos kenë masë disiplinore aty ku kanë punuar më parë, kandidatët do i nënshtrohen edhe një interviste në fazën e dytë të konkurrimit përballë një komisioni me 5 anëtarë 2 përfaqësues nga Ministria e Arsimit, 2 nga Ministria e Brendshme dhe 1 nga Urdhri i Psikologut.

Dy ditë pas intervistës do të publikohet lista me të kualifikuarit të cilët kanë detyrim trajnimin 1 mujor të Akademisë së Sigurisë dhe kush kalon me sukses testimin me shkrim, certifikohet.

Top Channel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit