-4.2 C
Pogradec
-6.5 C
Korçë
-6.1 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-8.5 C
Maliq
-5.3 C
Liqenas
Monday, January 13, 2025

Korçë/ Mbetet në qiell të hapur 62-vjeçari të cilit i’u dogj banesa! “Të më ndihmojë shteti…”

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme, banesa e 62-vjeçarit Ndreko Lako në Korçë u shkrumbua plotësisht nga flakët, që dyshohet se u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike. Apartamenti, i cili ndodhej në katin e parë, u përfshi nga flakët rreth orës 18:30. Në momentin e ngjarjes, i zoti i shtëpisë, që jeton i vetëm, nuk ndodhej brenda banesës.

Bashkëshortja e 62-vjeçarit ka ndërruar jetë më parë, ndërsa dy djemtë e tij ndodhen në burg. I moshuari rrëfen momentet e para të ngjarjes së djeshme dhe përshkruan dëmet e shumta që flakët kanë shkaktuar në banesë.

Mes varfërisë dhe mjerimit, i moshuari, i cili punon në komunale, e ka të pamundur të rikthejë banesën në gjendjen e mëparshme, pasi edhe në përditshmëri përballet me vështirësi të mëdha ekonomike.

Zjarri që i dogji banesën e ka lënë të pastrehë, dhe aktualisht 62-vjeçari nuk ka asnjë ndihmë konkrete, ndërkohë që dimri tashmë ka mbërritur në Korçë. E vetmja shpresë për të është ndihma nga shteti ose nga dashamirësit.

Ngjarja e djeshme krijoi panik edhe tek fqinjët, të cilët treguan se shpesh ndihmonin Ndreko Lakon për shkak të gjendjes së tij të vështirë. Megjithatë, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për të ndihmuar të moshuarin, i cili ka mbetur vetëm me muret e djegura dhe atë pak që ka mbetur nga flakët.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit