-1.6 C
Pogradec
-2.9 C
Korçë
-2.9 C
Bilisht
-3.7 C
Ersekë
-3.4 C
Maliq
-1.1 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Korçë/ Arrestohen 2 shtetas, procedohen 6 të tjerë ushtronin veprimtarinë e lojrave të fatit në 5 lokale…

- Advertisement -

DVP Korçë

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, evidentohen dhe goditen 5 raste të tjera.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 6 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi e ushtronin këtë veprimtari, në 5 lokale.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, janë zbuluar 5 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari. Në vijim të veprimeve për këto raste:

-u arrestua shtetasi L. S., 52 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në lokalin e tij të paregjistruar në organet tatimore;

  • u arrestua E. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi shtetasi E. Sh. u kap duke vënë baste sportive, me celular, në lokalin e shtetasit E. D.;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. K., 19 vjeç, Xh. A., 31 vjeç, E. K., 58 vjeç, K. P., 26 vjeç, dhe për 2 shtetas të mitur, të gjithë banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale të tjera, duke vënë baste sportive, me celularë.

Celularët e këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit