Zjarr në një banesë në lagjen 14 të qytetit
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pak momente më parë dhe dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësja është nisur menjëherë në vendngjarje, së bashku me ambulancën dhe policinë. Zjarri ka shpërthyer në banesën e shtetasit Andrea Lako, i cili jetonte i vetëm. Zjarri ka shkaktuar panik mes banorëve, të cilët u evakuuan nga forcat e zjarrfikësve dhe policisë.
Mësohet se një grua e moshuar është dërguar me ambulancë në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pati vështirësi në frymëmarrje. Zjarri është fikur plotësisht, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.
Fjalët e banorëve të pallatit:
Banori 1:
Ne morëm vesh që kishte shpërthyer zjarr, ishim në shtëpi dhe kur dolëm jashtë, pamë zjarr. E thirëm zjarrfikësin dhe pyetëm pronarin e shtëpisë si ndodhi, ai na tha se kishte dalë për të marrë bukë dhe kur u kthye, gjeti zjarr. Të gjithë dolën jashtë dhe zjarrfikësit erdhën menjëherë. Ne u frikësuam shumë sepse kishte shumë tym dhe zjarr, mezi arritëm të nxirrnim plakën nga shtëpia. Ai është i vetmuar, ka dy fëmijë në burg dhe jeton vetëm. Çfarë do të bëjë ai tani me vetëm 200 mijë lekë? Ka mbetur fare, e kemi ndihmuar kur mundëm, me drekë, me çfarë mundëm, por ai është i mjerë, pa ndihmë. Ku do ta gjejë ndihmën? Ky është një njeri pa mbështetje.
Banori 2:
Ne morëm vesh që kishte shpërthyer zjarr tek një shoku ynë. Ky është një njeri pa ndihmë, fëmijët i ka të burgosur, është i vetmuar, pa grua. Kur morëm vesh për zjarrin, erdhën zjarrfikësit, kishte tym kudo. Dëgjuam që shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin, pasi këto janë pallate të vjetra, ndërtuar që në kohën e Enver Hoxhës, me telat e vjetër. Të gjithë u frikësuan. Ambulanza mori një zonjë dhe e çoi në spital, sepse u mbyt nga tymi. Pallati ishte mbushur plot me tym. Të gjithë dolëm jashtë. I lutemi qeverisë që të ndihmojë zotrinë, sepse ai është i vetmuar.

