Është organizuar këtë të martë në bibliotekën e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, një veprimtari kulturore për prezantimin e numrave të botuar të revistës “Illz” dhe numrit special të saj, me poezitë e zgjedhura të poetit korçar Skënder Rusi. Të pranishëm në këtë veprimtari ishin z. Rexhep Shahu, z. Izet Duruku, z. Flamur Hoxha, petagogë të universitetit dhe studentë.