11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

” Një faqe Historie”, 108 vjetori i Krahinës autonome të Korçës, Kryetar i qarkut jep lajmin: Shtëpia e flamurit do të kthehet në muze

- Advertisement -

Në kuadër të 108 vjetorit të krahinës autonome të Korcës është mbajtur një ekspozitë e veçantë në kujtim te Patriotéve dhe çetave patriotike që luftuan dhe dhanë jetën e tyre per arRitjen e këtij qëllimi, krijimin dhe konsolidimin e autonomisë në zonën e Korçës. 

Ekspozita trajtohet dhe ndahet ne disa tematika të ndryshme te pasqyruara me foto dhe dokumenta si çetat Patriotike, shpallja e Krahinës autonome dhe krijimi i Shtetit të ri, ushtria Franceze dhe varret e francezëve ne Korçë, varri Monumental i Themistokli Gërmenjit, Frankofonia në qytet dhe materiale të kohëve të fundit. Për ti koleksionuar të gjitha këto materiale ka qenë një punë sa e lodhshme aq edhe e bukur thotë koleksionisti Mirgen Shamblli.

Shpallja e Korçës krahinë autonome është një nga ngjarjet që ka shënuar historinë.

Rreth 180 dokumenta shumica prej tyre për herë të parë janë ekspozuar në shtëpinë e flamurit në Korçë.

Shtëpia e Flamurit në Korçë është parashikuar të këthehet në një muze historik dhe tradicional.
Erion Nexhipi kryetar i qarkut sqaron se janë siguruar edhe fondet që do të finalizojnë këtë projekt për të pasqyruar këtë koleksion por edhe shumë të të tjerë me elementë të historisë së Korçës./Balkan.web

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit