-4.2 C
Pogradec
-6.5 C
Korçë
-6.1 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-8.5 C
Maliq
-5.3 C
Liqenas
Monday, January 13, 2025

Devoll/ Arrestohen 4 shtetas, pronari kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojrave të fatit…

- Advertisement -

Devoll

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dealer”.

Kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.

Vihen në pranga edhe 3 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë në lokal, duke luajtur Poker.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, 7 celularë dhe shuma parash (lekë, euro dhe dollarë), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealer”, është zbuluar në Bilisht, një lokal që ishte përshtatur për lojëra fati. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit:

  • V. S., 52 vjeç, banues në Bilisht, administrator i lokalit, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa licencë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
  • E. Sh., 28 vjeç, G. H., 38 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, banues në Korçë dhe Bilisht, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit