Në qarkun e Korçes gjate nates rreshjet kane qene me intesitet te ulet deri mesatar ne forme shiu dhe debore ne zonat malore +1300 m.
Në rrugen e Dardhes nga km 9- 14 – km ka patur rreshje dëbore.
Teashësia e borës shkon deri në 8cm.
Mjetet borëpastruese gjatë natës por edhe gjatë mëngjesit të sotëm kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje duke bërë që qarkullimi të vijojë normalisht.
Çdo segment i përfshirë nga rreshjet po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.
Aktualisht moti është i vrenjtur,rreshjet janë ndërprerë ndërsa termometri shkon 3gradë.