Indinjatë e thellë për çdo Pogradecar pa dallim qytet, krahinë, bindje fetare kur dëgjon një deklaratë të tillë për inces në një fshat të Bashkisë Pogradec.
Pyes Lindita Pano :
Kur është bërë një studim i tillë ?
Cilët janë personat që kanë ndërmarrë këtë objekt studimi?
Mbas këtij fakti mostruoz pse nuk u denoncua në institucionet përkatëse por u hesht për ta dëgjuar në një studio televizive?
Kodi Penal Shqiptar dënon çdo forme shfrytëzimi seksual duke përfshirë edhe rastet kur viktima është një anëtar familjar.
Një konstatim i tillë i një fshati në incest duhet të njoftohej menjëherë autoritetet.
Është e rëndësishme të theksohet se incesi është një vepër e dënueshme dhe e papranueshme. Viktimat e incestës kanë të drejtë të marrin ndihmë dhe mbrojtje.
Nga Deklaruesja nuk duhet të kërkohet falje por procedim për mos kallëzim dhe fshehje të krimit ( nëse është e vërtetë) dhe “Studimi” duhet të merret në shqyrtim nga Prokuroria menjëherë.
Është e trishtë që kjo Deklaratë vjen pikërisht në Fushatën “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Shkruan: Entela Gusho