-4.2 C
Pogradec
-6.5 C
Korçë
-6.1 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-8.5 C
Maliq
-5.3 C
Liqenas
Monday, January 13, 2025

Nuk do të lejojmë kurrë që me këmbët e ndyra të shqiptarëve të shkelet Voskopoja greke’, e vërteta mbi Sali Butkën dhe letërkëmbimet me katundarët e zonës së Korçës

- Advertisement -

Jeta dhe vepra e atdhetarit Sali Butka, komandant çetash që luftuan për lirinë e atdheut kundër pushtuesve turq e, më pas kundër andartëve grekë, është vlerësuar prej shkencës zyrtare shqiptare, si një atdhetar i shquar, bashkëpunëtor i vëllezërve Bajo e Çerçz Topulli, i Mihal Gramenos, Themistokli Gërmenjit, Ismail Qemalit, etj. Mirëpo propaganda antishqiptare e qarqeve shoviniste greke, nuk ia fal Sali Butkës shpartallimin e detashmentit ushtarak grek, të strehuar në Voskopojë më 1916, prandaj ka sajuar shpifje kundër tij. Fatkeqësisht ka edhe sot shqiptarë, të cilët të ndikuar prej shtrembërimeve që ka sajuar prej kohësh propaganda shoviniste greke, vijojnë të përsëritin në media, nëpër kafene dhe në ndonjë libër shkencor, shpifjenl sikur “Sali Butka më 1916, kreu djegien e tretë të Voskopojës!. Sali Butka u zgjodh komandant i çetave atdhetare të Kajo Babjenit, Qazim Panaritit, Kozma Trebickës, Vasil Tromarës, Hysen dhe Asllan Gurit, etj, dhe drejtoi marshimin drejt Korçës, për tu bashkuar me forcat e Themistokli Gërmenjit.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër, nga të gjithë mbeturinat e ushtrisë greke dhe nga andartët, të cilët vazhdojnë të bëjnë dëme në fshatrat tona, duke munduar popullin e duke plaçkitur.Prandaj, u vemë në dijeni që të mos tërhiqi na ca pak andarë, që keni aty dhe disa çobenj, që kërkojnë turbullira dhe të guxoni të na kundërshtoni. Çdo kundërshtim, do të jetë në dëmin tuaj, se neve do të vimë me çdo therori, për të vazhduar rrugën tonë për Korçë dhe kështu e plotësojmë misionin tonë të shenjtë. Po të jetë se ju, do të kuptoni interesin tuaj dhe të Voskopojës, duhet të ngrini flamurin kombëtar të Skënderbeut, dhe ju sigurojmë se; nuk do të hyjë në Voskopojë asnjë komit nga çetat tona, përveç Qazim Panaritit me 10 shokë, i cili është urdhëruar që, në marrëveshje me ju, të emërojë një Krahinar vendës dhe një numër gjindarmësh papë, nga fshati juaj për të mbajtur rregullin dhe qetësinë në Voskopojë.Për çdo kundërshtim, përgjegjësia ju mbetet juve./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit