Një ngjarje rrugore ka ndodhur rreth orës 3 në qytetin e Pogradecit, në zonën e njohur si Terminali i Vjetër, ku, sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht ka goditur një person me biçikletë. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit me dëmtime të lehta, ndërsa aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

