Konsultimet me skenar nuk i shërbejnë arsimit!
Dje mora pjesë si prind dhe kryetar i bordit të një prej shkollave 9-vjecare të qytetit tonë në konsultimet për kufizimin e rrjeteve si Tik Tok.
Në këtë dëgjese e cila ishte organizuar nga DRAP Korçë, ajo çka më ra në sy që në fillim ishte se prinderit ishin me pikatore në sallen e tejmbushur nga administrata arsimore.
Pas gati 30 minutash monolog të drejtoreshës së DRAP znj.Vinjola Rota, radha i erdhi prindërve ku fjalen e mora edhe unë duke dashur të ngre disa shqetesime sa i perket infrastukturës në shumë prej shkollave të fshatrave të Pogradecit dhe të beja disa propozime si:
-Rritjen e numrit të punonjësve psiko-sococialë në raportin 1 punonjës social për 200 nxënës
-Cdo shkollë të ketë Oficier Sigurie.
-Krijimin e një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat që nga mesuesit, komuniteti i prindërve dhe drejtoritë e shkollave
Por pa përfunduar fjalën, pergjigjia që mora ishte se unë nuk isha prind bashkëpunues dhe se duhet ta shikoja realitetin me ngjyra.
Diskutime me skenar duke mos qenë realisht të hapura për të diskutuar dhe shkembyer idetë tona dhe pse nuk mund të biem dakord për çdo gjë, nuk i shërbejnë të ardhmes së femijëve dhe cilësisë së arsimit!
Nga Arbër Male