Shkruan Renato Preza:
Në vëmendje të të gjitha mediave!
Polica e qarkullimit në Pogradec vendos gjobë poshtë pallatit, në territor të pallatit, pronë e pallatit, në trotuar shesh i hapur vetëm për pallatin, në makinat që janë banorë të pallatit! As tabelë nuk e ndalon dhe as tabelë nuk e lejon, – kjo sepse është territor privat i pallatit.
Ky është një korrupsion i madh qeveritar, që zbatohet me urdhër nga shefat që planifikojnë të realizojnë planet mujore, dhe justifikohet nga telefonatat anonime në call center! Një çmenduri se sa poshtë ka vajtur ky shtet me këta polica!
E kam diskutuar jo njëherë me ta, edhe Polici S. Bazelli, që shkruan në gjobë jo Prezent, dua ti them që ke vënë gjobë qëllimisht në territor privat, dhe une jam prezent, vetëm 0.5 m larg murit të shtëpisë ku banoj, dhe makina është në strehë të ballkonit ku unë jetoj! Një çmenduri!
Shumë shpejt do të ketë edhe denoncim për këtë veprim!