Procesi i vaksinimit për gripin ka nisur që në muajin tetor në qytetin e Pogradecit dhe pritet të vazhdojë deri në muajin mars 2025. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit është shtuar sasia e dozave me 500 doza më shumë.
Elona Katiraj, drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, tregon se këtë vit janë 6,500 doza të vaksinës për gripin. Katiraj shpjegon se këto doza janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore, në spitalin bashkiak dhe një pjesë të vogël të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Aplikimi i vaksinës ka nisur kryesisht te stafi shëndetësor dhe më pas te individët e moshës së tretë dhe ata me faktorë rreziku.
Sezoni i dimrit sjell viruse të shumta, ndër to edhe gripin. Ndërkohë, nga institucionet shëndetësore ka nisur një fushatë për rritjen e imunitetit të popullatës ndaj këtij virusi.