4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Pogradec/ Rritja e çmimit të apartamenteve! Agjentët imobilar: “Nuk ka më prona”…

- Advertisement -

Tregu imobiliar për objektet e banimit dhe apartamentet në Qarkun e Korçës po përjeton një rritje të çmimeve. Kjo për shkak të potencialit turistik që kjo zonë paraqet. Qyteti më i shtrenjtë në rajonin juglindor mbetet Pogradeci, ku është regjistruar çmimi më i lartë për banesat.

Gerhard Kreka, agjent imobilar, thotë se çmimet në Korçë arrijnë deri në 800 euro për metër katror, ndërsa në Pogradec deri në 1000 euro për metër katror. Mungesa e pronave të lira, rritja e çmimit për materialet e ndërtimit, por edhe kërkesa e lartë kanë kontribuar në rritjen e çmimeve me disa herë.

“Blerësit” më të shumtë të juglindjes janë tiranasit dhe durrsakët, të cilët shohin një zhvillim të madh të qarkut, ndërsa pronat janë disa herë më të lira se në vendet ku ata jetojnë, duke siguruar kështu një shtëpi të dytë për pushime.”

E gjithë situata e rritjes së çmimit paraqet një ndikim negativ për banorët e vetë zonës, të cilët e kanë të vështirë të blejnë një banesë me të ardhurat e tyre. Por kjo rritje çmimesh për banesat, sipas ekspertëve, rrit edhe qiranë për objektet.

Sipas censusi të fundit, rreth 25.5% e banesave janë të pabanuara, ndërsa 51.694 banesa janë më të vjetra se 10 vjet, dhe vetëm 3.648 banesa janë të reja, çka tregon uljen e intensitetit të ndërtimit në këtë zonë vitet e fundit. Por me miratimin e planeve urbanistike, do t’i hapet mundësia ndërtimit të objekteve të reja.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit