5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Qarku Korçë/ Më shumë se 300 abonentë pa energji elektrike. Era krijon probleme…

- Advertisement -

Moti i keq me temperatura të ulëta ka përfshirë edhe qarkun e Korçës prej mbrëmjes së së premtes.

Në zonat e ulëta ka pasur reshje shiu të shoqëruara edhe me erë të fortë, ndërsa në zonat e larta malore ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Ky mot ka sjellë edhe problematikat e para në qark, që kanë të bëjnë kryesisht me energjinë elektrike.

Si pasojë e erërave të forta, ka shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të bashkive Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë dhe Devoll.

(Dispeceria Rajonale Korçë)

• Fideri Podgozhan Nst/Guri i Kuq: pa energji 100 abonentë ruralë, zona Bishnicë, Jollë, Selcë e Sipërme.

Fideri 17 Nst Korçë: pa energji 58 abonentë, zona Goskove.

• Fideri Vithkuq Nst Rehovë: pa energji 150 abonentë ruralë, zona Lekas.

• Fideri 6 Nst Mollas: pa energji 5 abonentë ruralë, zona Grabockë.

• Fideri 4 Nst Lozhan: pa energji 4 abonentë, zona Maliq-Opar, Nikollarë.

Grupet e punës po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në të gjithë territorin.

Ndërkohë, gjatë natës si pasojë e erërave të forta është dëmtuar një pemë në parkun e Drilonit.

Fatmirësisht, nuk ka shkaktuar problematika të tjera, ndërkohë që prej mëngjesit të sotëm është hequr nga grupet e punës.

Ndërkohë, strukturat në nivel qarku dhe çdo bashki janë në gatishmëri për çdo shërbim të nevojshëm dhe situatë të krijuar nga moti në vazhdim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit