Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit :
- R.M., 27 vjeç, A. Sh., 32 vjeç, D. B., 41 vjeç, dhe A. G., 42 vjeç, banues në Pogradec dhe Korçë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
- L. S., 20 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit” pasi duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur shtetasin I. S., 62 vjeç, banues në Rëmbec, dhe 3 bagëti të imta. 63-vjeçari po merr mjekim në spital. Pas aksidentit ky shtetas u largua nga vendi i aksidentit por u identifikua dhe u kap më pas nga shërbimet e Policisë.