Po nga ky Komisariat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. H., 38 vjeç, banues në fshatin Beragozhd, Pogradec, pasi u kap në fshatin Podgorie, duke transportuar me kamionçinë, 5 metër sterë lëndë drusore, të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.