Në kuadër të Javës së Kulturës Kombëtare, në Galerinë e Artit Digjital të Korçës është çelur ekspozita “Realizmi Socialist – Eksperienca Imersive”, Volumi I.
Sipas Arbri Malilës, ekspozita paraqet dhe risjell me një këndvështrim të ri modern dhe bashkëkohor. Ekspozita digjitalizuar përfshin vepra të autorëve të realizmit socialist, si Vilson Kilica dhe Edi Hila. Po ashtu, paralajmërohet se ekspozita do të ketë edhe dy volume të tjera.
Për kuratoren e ekspozitës, në Galerinë e Artit Digjital të Korçës ka ardhur një risi përmes kësaj ekspozite imersive.
Ekspozita të tilla, sipas artistit Ardi Karanxha, kontribuojnë edhe në aspektin e turizmit, sidomos kur ndodhin në qytetin e Korçës, ku ndodhet e vetmja galeri e projektimit digjital.
Ekspozita “Realizmi Socialist – Eksperienca Imersive” u shfaq në kuadër të Javës së Kulturës Kombëtare. Kjo ekspozitë quhet Volumi I, dhe do të pasurohet me cikle të tjera ekspozitash.