4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Pogradeci rindërton skenat e filmave të realizuar aty, si atraksion turistik

- Advertisement -

Janë 15 filma artistikë të Kinostudios dhe dy të RTSH të xhiruar në Pogradec, dhe bashkia e këtij qyteti ka ndërmarrë nismën e veçantë për të rindërtuar skena të tyre.


Duke pasur parasysh suksesin e Teto Ollgës në Tushemisht që tashmë është një atraksion turistik mjaft i njohur dhe frekuentuar, plan i afërt është ndërtimi i skenës së filmit “Mëngjese lufte” që sjell edhe historinë e qytetit të vjetër.

“Bashkia Pogradec krahas prioriteteve të tjera që ka për investime dhe zbukurimin e qytetit menduam të krijojë dhe këndin e filmave shqiptare, sepse janë plot 15 filma prodhim i Kinostudios dhe dy të RTSH, menduam se duke pasur sukses si pjesa e teto Ollgës në Tushemisht të sjellim pjesë nga skena të ndryshme të filmave shqiptare, ajo çka është kryesorja dhe ai filmi për të cilin ka nostalgji çdo pogradecar është filmi “Mëngjese Lufte” pasi shpaloset jo vetëm qyteti i vjetër por një pjesë reale e historisë së këtij”, thotë për “Wake Up” në Top Channel, nënkryetarja e bashkisë Pogradec, Entela Gusho.

Konsiderohet si një nga projektet e afërta të bashkisë, sepse nuk është vetëm një rastësi por është pjesë e realitetit që ka qenë në vitet para Luftës së Dytë Botërore. Kurse, skenografia është bazuar mbi fotot e vjetra të fotografit të njohur Misto Cici në vitin 1925 dhe të arkivave të ndryshme që kanë qenë prezent në Pogradec.

Por krahas këtij projekti të afërt, Gusho përmendi dhe zona të tjera të Pogradecit ku janë luajtur të tjera filma, si zona e Uçkave, shtyllat e ish molit të vjetër, dhe në zona të tjera si pyjet e Dishnicës, liqenet e Lukovës etj. / KultPlus.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit