2.9 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
0.9 C
Maliq
3.8 C
Liqenas
Saturday, December 14, 2024

A do të mbyllet Tik Tok-u? Eksperti i IT-së zbulon detajet: Bllokimi i aplikacioneve nuk zgjidh asgjë, por…

- Advertisement -

Tomi Kallanxhi, eksperti i IT-së, i ftuar këtë të mërkurë në një emision televiziv, për mbylljen e aplikacioneve Tik Tok dhe Snapchat.

Mbyllja e aplikacioneve u sygjerua nga Kryeministri Edi Rama në një deklaratë të dhënë këtë mërkurë, por sipas ekspertit kjo nuk është zgjidhje për shoqërinë. “Sigurisht që jam kundër, sot nuk është zgjidhja për të mbyllur një aplikacion. Sot është edhe një aplikacion që nuk është folur shumë që është “Roblox”. Nuk është kjo arsyeja për bllokuar aplikacionin”.

Tomi Kallanxhi u shpreh se mbyllja e aplikacioneve është një populizëm e asgjë më shumë.

“Për opinioni tim, Rama e bën këtë gjë për çështje populizmi, është një gjë që duan të dëgjojnë të gjithë prindërit, të gjithë votuesit e tij dhe ai thotë atë çfarë duan të dëgjojnë ata”, tha Kallanxhi.

Eksperti ndër të tjera qëndron i mendimit se mbyllja e Tik Tok apo Snapchat është diçka e pamundur, kjo pasi është tentuar në disa shtete dhe nuk është realizuar.

“Tik Tok ka tentuar ta bllokojë shteti Amerikan dhe nuk e bllokoi asnjëherë. Nuk është bllokuar akoma asnjë aplikacion në asnjë shtet, pra është pothuajse e pamundur për tu arritur. Të rinjtë kanë edhe një gjë tjetër që nëse kanë dëshirë të aksesojnë online, ekziston WhatsApp-i, Telegram-i, ekzistojnë platforma të tjera.

I bie që të censurojmë të gjithë internetin e më pas të kthehemi në Korenë e Veriut që mban 2 milionë njerëz të cilët mendojnë se zgjidhja vjen nga shteti dhe jo nga familja”, tha eksperti Tomi Kallanxhi./ Sot

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit