4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Korçë/ U kap me 3 kg drogë në makinë, Prokuroria: “Kërkojmë arrest me burg.”

- Advertisement -

U ndalua me 3 kg cannabis në makinë, Prokuroria e Korçës kërkon ‘Arrest në burg’ për shtetasin S.P. për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, mbi bazën e veprimeve proaktive në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bëri të mundur arrestimin e shtetasit S.P., i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.
Ky shtetas, u ndalua në fshatin Dishnicë në vendin e quajtur “Lapidari i Dishnicës” me automjetin e tij duke bërë lëvizje të dyshimta brenda dhe tentoi të largohet në momentin e konstatimit të forcave të policisë.
Nga kontrolli i mjetit sapo është hapur kofano në pjesën sipër motorit, u konstatuan dy thasë plastmasi me ngjyrë të zezë, brenda të cilëve kishte një sasi bime e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa, e cila pas peshimit rezultoi me peshë totale 3 kg.
Mbi bazën e akteve hetimore paraprake Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka kërkuar vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit S.P., dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Penal, masa të vleftësuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit