Pas gërmimëve 4-vjeçare të arkiologëve shqipëtar dhe atyre nga Universiteti i Bernës ka rezultuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë.
Sipas burimeve, arkeologu nga Zvicra, Albert Hafner është shprehur se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër. Ndërsa arkeologu shqiptar Adrian Anastasi shprehet që edhe vet konfirminimi i rezultatit tregon se është një zbulim i madh për vendin tonë.
“Ky vendbanim rezulton të jetë më i vjetri në Europë. Kjo është e lidhur edhe me ngritjen e disa pyetjeve për të ardhmen. Pse këta njerëz vendosën të kalonin në vendbanime në breg të liqenit? Këto janë pjesë të studimit. Ne, nga viti në vit, gjithmonë kemi rezultate, të cilat janë befasuese edhe për ne, siç është edhe rasti i këtij viti”, tha arkeologu shqiptar.
Përveç arkeologëve, e pranishme në raportimin e rezultateve ishte ambasadorja zvicerane , e cila shprehet e lumtur që Zvicra ka qenë pjesë e këtij kërkimi.
Tashmë gërmimët po zhvillohen nën ujë, pasi ky vendbanim ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen./ Liberale