Nisin në juglindje të Shqipërisë reshjet e para të dëborës për këtë vit. Mësohet se reshjet kanë nisur vetëm pak minuta më parë në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, kryesisht të përqendruara në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllit. Aktualisht, reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen në terren. Në 48 orët e fundit, në qarkun e Korçës kanë rënë ndjeshëm temperaturat, të cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit. Aktualisht, temperaturat në Dardhë shkojnë në 3 gradë Celsius, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë gjatë natës.